Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KMShK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm

Lajme 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka bërë thirrje për media që të raportojnë ngjarjet tragjike me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm.

Sipas Këshillit, raportimi duhet të zhvillohet vetëm kur ka interes të lartë publik dhe gjithmonë duke respektuar dinjitetin dhe privatësinë e viktimave dhe familjarëve të tyre.

Këshilli ka theksuar se mediat duhet të tregojnë empati dhe vetëpërmbajtje, të mbulojnë identitetin e viktimave dhe të shmangin publikimin e fotografive, videove apo materialeve që mund të jenë të ndjeshme ose të dëmshme për familjarët dhe publikun. Përjashtim bëhet vetëm kur ka interes publik të qartë për viktimat ose personat e zhdukur.

Po ashtu, gazetarët duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, të paralajmërojnë për përmbajtje të ndjeshme dhe të shmangin raportimin sensacional. Këshilli ka bërë thirrje që media të respektojë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi privatisht dhe të mos ekspozojë gjendjen emocionale të të afërmve apo kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

“Jo gjithçka që publikohet nga autoritetet apo burime të tjera duhet marrë si e mirëqenë; gazetarët duhet të tregojnë kujdes se çfarë i ofrojnë publikut”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Artikulli paraprakPolicia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Pejë: Drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin dhe goditi një veturë
Artikulli i rradhës Trump përsërit pretendimet për Tylenol dhe vaksinë, duke sfiduar komunitetin mjekësor

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.