Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bajraktari: Helmimet më së shumti nga ushqimi, alkooli dhe drogat ilegale

Lajme 27/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Demush Bajraktari, Specialist i Toksikologjisë, Foto:Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i toksikologjisë, Demush Bajraktari, ka treguar se rastet më të shpeshta të intoksikimeve në vend lidhen me ushqimin, alkoolin, keqpërdorimin e barnave dhe drogat ilegale.

“Toksikologjia është një shkencë që merret me studimin e substancave që shkaktojnë helmime ose intoksikime në organizmin e njeriut, duke analizuar efektet e tyre dhe mekanizmat përmes të cilave manifestohen,” tha ai.

Sipas tij, grupmoshat më të prekura nga intoksikimet janë të moshuarit, shkruan Gazeta Shneta.

“Për shkak të mënyrës së funksionimit të organizmit, moshat e shtyera kërkojnë trajtim dhe kujdes më të veçantë,” theksoi Bajraktari.

Ai u ndal edhe tek mënyrat e ekspozimit ndaj substancave toksike.

“Në pjesën më të madhe ekspozohemi përmes traktit gastrointestinal, sistemit respirator dhe lëkurës. Simptomat më të zakonshme janë mundimi, vjellja, dhimbjet abdominale dhe vështirësia në frymëmarrje. Prandaj është e rëndësishme të mos injorohet asnjë ndryshim në organizëm,” u shpreh Bajraktari.

Në lidhje me diagnostikimin, Bajraktari shpjegoi dhe metodat e analizimit.

“Në laborator fillojmë me analiza të shpejta të urinës për të përcaktuar disa parametra dhe droga ilegale, ndërsa analizat imunokimike na ndihmojnë të identifikojmë deri në 30 parametra, që lehtësojnë trajtimin e pacientëve.”shtoi tutje Bajraktari.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për ndërgjegjësim publik.

“Duhet një fushatë më e madhe sensibilizuese, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për rreziqet që sjellin pesticidet, barnat dhe drogat e paligjshme,” tha Bajraktari./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni intervistën:

 

Artikulli paraprakFunksionalizohet Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prishtinë
Artikulli i rradhës Gjendet i vdekur 70-vjeçari në Durrës, dyshohet se është mbytur në det

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.