Proteina dhe material gjenetik nga virusi H5N1 janë gjetur në qumështin e pasterizuar në SHBA, por një studim i publikuar në Science Advances nga St. Jude Children’s Research Hospital tregon se ato mbetje virale janë joaktive dhe paraqesin rrezik minimal për shëndetin.
Hulumtuesit testuan në modele laboratorike efektin e konsumimit të qumështit të kontaminuar, duke konfirmuar se pas pasterizimit, virusi humb aftësinë për të shkaktuar sëmundje dhe nuk ndikon në imunitetin ndaj gripit.
Përkundrazi, qumështi i papasterizuar mbetet kërcënim serioz, pasi mund të përmbajë virus aktiv, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
“Edhe pas konsumimit të përsëritur, qumështi i pasterizuar me fragmente të inaktivuara të H5N1 nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin,” tha autorja kryesore e studimit, Stacey Schultz-Cherry.
Studiuesit theksuan se vaksinat dhe infeksionet e mëparshme gripale mbrojnë individët nga H5N1, pavarësisht ekspozimit nëpërmjet qumështit.
Ata nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të pasterizimit dhe shmangien e konsumit të qumështit të papërpunuar./Gazeta Shneta/


