Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekjet nga kanceri pritet të rriten me gati 75% në 25 vitet e ardhshme

Jetë 29/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re tregon se numri i vdekjeve nga kanceri në botë do të rritet me rreth 75% deri në vitin 2050, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve për uljen e faktorëve të rrezikut.

Parashikohet që në vitin 2050 të humbin jetën 18.6 milionë njerëz, ndërsa rastet e reja të kancerit pritet të arrijnë në 30.5 milionë, një rritje mbi 60%, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i botuar në revistën “Lancet”, thekson se rritja e popullsisë dhe plakja e saj janë arsyet kryesore të kësaj shtese. Aktualisht, mbi 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë të ndryshueshëm si duhani, dieta e pashëndetshme dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Tek burrat, 46% e vdekjeve në vitin 2023 u shkaktuan nga duhani, dieta, alkooli, rreziqet profesionale dhe ndotja e ajrit. Tek gratë, 36% e rasteve lidhen kryesisht me duhanin, obezitetin, dietën e pashëndetshme, seksin e pasigurt dhe hipergliceminë.

“Ekzistojnë mundësi të mëdha për vendet të adresojnë këta faktorë dhe të parandalojnë shumë raste të kancerit,” tha Dr. Theo Vos nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në SHBA.

Raporti, që mbulon 47 lloje kanceri në 204 vende nga viti 1990 deri në 2023, paralajmëron se vendet me të ardhura të ulëta do të goditen më rëndë, duke përbërë mbi gjysmën e rasteve të reja dhe dy të tretat e vdekjeve deri në vitin 2050.

Studiuesit kërkojnë përmirësim të qasjes në diagnostikim më të shpejtë, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës. “Ka ndërhyrje me kosto efektive për çdo vend, pavarësisht nivelit të zhvillimit,” theksoi Meghnath Dhimal nga Këshilli i Kërkimeve Shëndetësore në Nepal. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë garën për të tërhequr mendjet më të zgjuara të botës, Kina po i afrohet ShBA-së
Artikulli i rradhës Shpërthen bombolë gazi në Gjakovë – dëme materiale, pa të lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.