Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka bërë të ditur se nga 1 tetori do të nisë procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit, qytetarët mund të vaksinohen në QMF-të më të afërta, në ato njësi ku ofrohen shërbime të vaksinimit.
Institucioni ka rikujtuar edhe dokumentet që duhen paraqitur për marrjen e vaksinës. Për të gjithë qytetarët kërkohet letërnjoftimi, ndërsa për fëmijët e vegjël prindërit duhet të paraqesin certifikatën e lindjes, në mënyrë që të bëhet regjistrimi korrekt i të dhënave në sistem. /Gazeta Shneta/



