Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Mbi 500 të infektuar çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Lajme 30/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shqipëri po qarkullon masivisht COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen 500 raste çdo javë, por shqiptarët nuk testohen mjaftueshëm.

Shifra e të prekurve është më e madhe, gjë që duket tek mungesat e nxënësve në shkolla dhe qytetarëve në punë.
Kur vjen puna tek vaksinimi, qytetarët tregohen skeptikë, ndikuar edhe nga deklaratat e Trump; ata shkojnë të vaksinohen për grip, por e kundërta ndodh me vaksinën e COVID-it, ku hezitojnë.

Ekspertja e ISHP, Rovena Daja thotë: “Kemi shumë raste COVID që dalin pozitiv për aq teste sa kryhen. Nuk po testohen më. Grip nuk kemi kapur ende.”

Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës anti-grip, që përmban shtame kundër virusit A dhe B, dhe po ashtu është siguruar sasi e konsiderueshme e vaksinës anti-COVID për nënvariante të reja të Omicron. Por janë shumë të pakët personat që e aplikojnë, vetëm kur kanë rekomandim nga mjeku.

“Janë vetëm ata që janë me kimioterapi apo me imunitet të rënë dhe që kanë një rekomandim nga mjeku për ta bërë, pasi kanë pasur COVID dhe ka pasur edhe të shtruar në spital”, shton Daja.

Vetëm në javën e parë është aplikuar një e treta e sasisë së vaksinave të gripit, gati 60 mijë doza. Është koha e aplikimit, e cila i duhet trupit për të krijuar imunitet, i cili mbron për një periudhë 6-mujore./TCH

Artikulli paraprakStudimi thotë se sulmi në zemër dhe goditja në tru pothuajse gjithmonë paralajmërohen
Artikulli i rradhës Temperatura e ushqimit dhe pijeve ndikojnë në shëndetin mendor dhe të zorrëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.