Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë realizuar një sërë shërbimesh për pacientët, përfshirë edhe 20 operacione të suksesshme.
Gjatë një dite, spitali ka kryer 470 vizita specialistike dhe ka pranuar 41 pacientë të rinj ku aktualisht, 221 pacientë po marrin trajtim të shtruar.
Gjithashtu, në laborator janë realizuar gjithsej 3,287 analiza për 292 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj periudhe, në repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar 4 lindje, nga të cilat një djalë dhe tre vajza.
Po ashtu, janë kryer 32 dializa dhe shërbime të ndryshme diagnostikuese, përfshirë 118 rëntgen, 46 ultrazëra, 22 CT, 10 rezonanca magnetike dhe 12 ekokardiografi.
Njëkohësisht, janë kryer edhe 5 gastroskopi, 4 ergometri dhe 63 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




