Dhimbjet e shpinës prekin shumicën e grave gjatë dhe pas shtatzënisë. Një studim i Universitetit të Utah zbuloi se 94% e grave përjetojnë dhimbje gjatë shtatzënisë dhe 75% pas lindjes. Shkaktarë janë si faktorët fizikë, ashtu edhe ata hormonalë.
Gjatë shtatzënisë, pesha shtesë, zhvendosja e qendrës së gravitetit dhe dobësimi i muskujve të barkut shkaktojnë tendosje të shpinës. Po ashtu, hormoni relaksinë, i cili përgatit trupin për lindje, rrit fleksibilitetin e ligamenteve dhe mund të sjellë dhimbje në zonën e legenit, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët rekomandojnë disa mënyra natyrale për të ulur dhimbjet:
– Qëndrim i mirë trupor: qëndroni drejt, mbani shpatullat prapa, gjoksin lart dhe bëni pushime të shpeshta. Një karrige e përshtatshme dhe një jastëk për shpinën ndihmojnë ndjeshëm.
– Gjumi anash: pozicioni anësor me jastëk shtatzënie ofron mbështetje më të mirë.
– Pajisje ndihmëse: këpucë me taka të ulëta, shirit mbështetës për barkun dhe jastëkët e shtatzënisë lehtësojnë presionin në shpinë.
– Terapitë alternative: akupunktura, masazhi dhe kujdesi kiropraktik kanë treguar efekt pozitiv.
– Kompresat e nxehta dhe të ftohta: nxehtësia relakson muskujt, ndërsa të ftohtat ulin inflamacionin.
Edhe pse dhimbjet shpesh janë të pashmangshme, menaxhimi i tyre i duhur ndihmon nënat të ruajnë cilësinë e jetës gjatë dhe pas shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


