Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është pajisur me ultrazë modern dhe pajisje të reja mjekësore për shërbimet e urgjencës.
Pajisjet, me vlerë mbi 41 mijë euro, janë siguruar pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit mes Komunës së Gjilanit dhe projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH).
Sipas autoriteteve lokale, investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të krijojë kushte më të mira për pacientët./Gazeta Shneta/



