Gjykata Supreme ka marr vendim për shfuqizimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Kështu ka bërë të ditur ish-drejtori i këtij institucioni Sejdë Tolaj. Ai ka thënë se vendimi i Supremes e ka shpallë të jashtëligjshme këtë dokument të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.
“Kam pranuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin është aprovuar e bazuar kërkesëpadia, është shpallë e paligjshme si dhe është shfuqizuar Rregullorja (ZKM) NR. 04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, me datë 10.3.2025, kurse është refuzuar propozimi për ta detyruar Agjencinë që rregulloren e re ta nxjerrë sipas ligjit në fuqi”, ka deklaruar Tolaj. /Gazeta Shneta/




