Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për shpërndarjen e 20 autoambulancave të reja për komunat e vendit.
Në një postim në Facebook, ministri Vitia ka ndarë edhe disa fotografi nga këto autoambulanca.
Sipas njoftimit nga 20 autoambulancat, 6 janë shpërndarë tashmë në qershor, 6 të tjera po dorëzohen sot, ndërsa 8 të mbetura pritet të shpërndahen gjatë muajit të ardhshëm, raporton Gazeta Shneta.



