Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas vendimit të Kushtetueses, BE dhe juristët kërkojnë veprim të menjëhershëm

Lajme 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili konstaton se Kuvendi i Kosovës nuk është ende i konstituuar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, ka nxitur një valë reagimesh nga faktori ndërkombëtar, juristët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se vendimi është në analizë nga partnerët ndërkombëtarë, por kërkoi urgjencë në përfundimin e procesit institucional.

“Jemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur,” deklaroi Ora. Për pesë vjet në Kosovë u braktisën 87 fëmijë

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar pas publikimit të vendimit, duke hedhur poshtë pretendimet se komunitetit serb po i jepet e drejtë vetoje në këtë proces.

“Në asnjë formë nuk qëndrojnë pretendimet se komunitetit serb po i jepet e drejta e vetos,” tha Hasani në emisionin Debat Plus.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të zbatojnë Kushtetutën, siç kanë dhënë betim.

“As nuk të bën patriot më të madh as më të vogël, veçse të bën zbatues të ndershëm të Kushtetutës. Të gjithë kanë dhënë betimin për ta zbatuar atë – përfshirë edhe serbët, romët, ashkalinjtë, goranët… të gjitha komunitetet janë pjesë e shtetit,” u shpreh Hasani.

Nga organizatat vendore, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se problemi është i natyrës politike dhe jo ligjore. Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, theksoi se rregullat janë të qarta dhe të miratuara vetë nga subjektet që sot i kontestojnë.

“Bllokimi i Kuvendit asnjëherë nuk ka qenë krizë juridike por krizë politike, në të cilën hisen kryesore e ka Lëvizja Vetëvendosje, por nuk përjashtohen as partitë tjera,” tha Miftaraj.

Ai rikujtoi se neni 12 i Rregullores së Kuvendit, i miratuar në vitin 2022, kërkon që kandidati për nënkryetar nga komuniteti serb të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve të atij komuniteti – një standard që zbatohet edhe për komunitetet tjera jo-shumicë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese të martën, konstatoi se seanca konstituive e Kuvendit ende nuk është përmbyllur, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka përcaktuar se për seancën konstituive mbeten edhe 12 ditë afat, duke u bazuar në aktgjykimet e mëhershme. Ky afat prej 12 ditësh fillon të llogaritet nga momenti i publikimit të aktgjykimit dhe hyrjes së tij në fuqi.

Vendimi i gjykatës erdhi pas ankesës së Listës Serbe, e cila kishte kundërshtuar mënyrën se si u shpall i konstituuar Kuvendi në gusht nga kryetari i tij, Dimal Basha.

 

Artikulli paraprakGjatë vitit 2024, në Shqipëri u diagnostikuan 805 gra dhe 10 burra me kancer gjiri
Artikulli i rradhës Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.