Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota po përballet me një kërcënim gjithnjë e më të madh nga bakteret rezistente ndaj barnave, ndërsa pipeline-i i trajtimeve dhe testeve të reja mbetet i pamjaftueshëm për ta përballuar këtë sfidë.
Sipas OBSH-së, rezistenca antimikrobike (AMR) shkakton mbi 1 milion vdekje çdo vit dhe është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Kryesisht ajo shkaktohet nga mbipërdorimi dhe keqpërdorimi i antibiotikëve, antiviraleve dhe antifungaleve te njerëzit, kafshët dhe bimët.
Raportet e reja të OBSH-së tregojnë se:
Aktualisht vetëm 90 antibiotikë janë në faza të ndryshme të testimit klinik, krahasuar me 97 një vit më parë.
Vetëm 15 prej tyre konsiderohen inovativë.
Që nga viti 2017, vetëm 17 antibiotikë të rinj kanë marrë autorizim për treg.
Shumica e projekteve të reja zhvillohen nga kompani të vogla me më pak se 50 punonjës.
OBSH thekson gjithashtu boshllëqet serioze në formulimet për fëmijë dhe mungesën e trajtimeve orale për pacientët ambulatorë.
“Pa investime të reja dhe përpjekje serioze për t’i bërë trajtimet dhe testet më të qasshme, infeksionet rezistente ndaj barnave do të vazhdojnë të përhapen,” u shpreh Yukiko Nakatani, ndihmësdrejtoreshë e përgjithshme e OBSH-së.
Agjencia kërkon më shumë financim, transparencë të të dhënave dhe modele të reja mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla e të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimeve të reja në këtë fushë./Gazeta Shneta/


