Gjatë ditës së sotme, një autoambulancë e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është përfshirë në një aksident trafiku gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, mjeku ka pësuar frakturë në dorë, ndërsa infermieria dhe shoferi kanë marrë lëndime të lehta, raporton Gazeta Shneta.
Sipas komunikatës të Spitalit të Pejës, pacienti nuk ka pësuar dëmtime dhe është transferuar me sukses në QKUK nga një autoambulancë tjetër.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë u uron shërim të shpejtë Mjekut tonë dhe gjithë të lënduarve në këtë aksident dhe shpreh mirënjohje për përkushtimin e personelit tonë shëndetësor, të cilët edhe në situata të tilla vazhdojnë të shërbejnë pacientëve me përgjegjësi dhe profesionalizëm.”- thuhet në komunikatën e këtij institucioni shëndetësor./Gazeta Shneta/




