Ekspertët paralajmërojnë se humbja e nuhatjes mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni, ndodhur vite para simptomave të tjera.
Nuhatja lidhet ngushtë me kujtesën dhe emocionet, dhe dëmtimi i saj mund të tregojë për probleme në trurin e përparëm, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Tek Parkinsoni, bulbi olfaktorik, i cili përpunon aromat, mund të dëmtohet para se të shfaqen dridhjet ose ngurtësia e muskujve.
Identifikimi i hershëm i këtij simptomi mund t’u japë pacientëve mundësinë për trajtime më efektive dhe për të ndjekur më mirë shëndetin e tyre./Gazeta Shneta/


