Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bora në Prishtinë, Rugova: Shtresa prej 10 cm shënon rekord për muajin tetor

Pa kategori 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se reshjet e borës që kanë filluar më 3 tetor në Prishtinë, shënojnë datën më të hershme të regjistruar për reshje bore në këtë rajon.

“3.10.2025 – Me një shtresë prej 10cm borë, data e 3 tetorit është më e hershmja përgjatë muajit tetor në Prishtinë ku reshjet e dëborës formojnë një shtresë. Deri më tani 7 tetori i 2017-ës ishte dita më e hershme që bie borë në Prishtinë dhe formon shtresë, dhe atë vetëm prej 1cm”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Ai ka shkruar se kjo shtresë e sotme prej 10cm, është më e larta, pra rekorde për muajin tetor.

“Më 1997 e 2003 kishte pasur shtresa dëbore, por vetëm prej 4cm, dhe atë krejt nga fundi i tetorit, më 28 tetor 1997, dhe 27 tetor 2003. Patjetër që shkaku i topografisë së Prishtinës, trashësia e borës mund të ndryshojë, meqenëse në pjesë më të ulëta, shtresa mund të jetë më e ulët”, ka pohuar ai.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. 

Artikulli paraprakKosova zgjohet me borë, meteorologu Aliu tregon se kur ndodh zakonisht ky fenomen
Artikulli i rradhës Gjysma e popullsisë botërore pa ushqim të shëndetshëm

Ju sugjerojmë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë

Kontakti i hershëm me qentë mund t’i mbrojë foshnjat nga infeksionet

03/07/2026 Pa kategori

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.