Termokos ka njoftuar opinionin publik se për shkak të përkeqësimit të motit, janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.
Në njoftim thuhet, se aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.
“Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë”, thuhet në njoftim.



