Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

HANDIKOS sërish kërkon nga SHSKUK shpërndarjen e pajisjeve për personat me aftësi të kufizuara

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata HANDIKOS sërish ka dal me një reagim për vonesat në shpërndarjen e pajisjeve për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas HANDIKOS janë bërë katër muaj që kur ka filluar dorëzimi i aplikacioneve nga këta persona, por furnizimi me pajisje ende nuk ka filluar, shkruan Gazeta Shneta.

“Megjithatë, ky proces vazhdon të shoqërohet me paqartësi dhe sfida të shumta, ndërkohë që pajisjet nuk po mbërrijnë tek komuniteti, ndonëse janë bërë gati 4 muaj nga nisja e fazës së aplikimit. Bazuar në informacionet dhe ankesat e përditshme që pranojmë nga anëtarët tanë, personat aplikues nga e gjithë Kosova duhet të jenë fizikisht prezent për vlerësim nga komisioni, pra për herë të dytë, edhe pse ishte premtuar mundësia e aplikimit online, e cila nuk është ofruar asnjëherë në praktikë deri tash”, thuhet në reagimin e HANDIKOS.

Reagimi i plotë:

Paqartësi dhe vonesa në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse nga SHSKUK – Ku qëndron procesi?

HANDIKOS shpreh shqetësim të thellë lidhur me vazhdimin e paqartësive dhe vonesave në procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, konkretisht me status paraplegjik dhe tetraplegjik. Kjo zvarritje po ndodh pavarësisht se procesi është mbështetur me vendime institucionale dhe me një buxhet të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Pas reagimit tonë publik, më datë 11 qershor 2025 Komisioni vlerësues i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur pranimin e aplikacioneve nga vet personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik apo familjarët e tyre, në përputhje me Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 11/2022, i cili përcakton listën dhe llojet e pajisjeve ndihmëse që ofrohen falas, përfshirë ato për parandalim, asistim dhe lëvizje.

Megjithatë, ky proces vazhdon të shoqërohet me paqartësi dhe sfida të shumta, ndërkohë që pajisjet nuk po mbërrijnë tek komuniteti, ndonëse janë bërë gati 4 muaj nga nisja e fazës së aplikimit.

Bazuar në informacionet dhe ankesat e përditshme që pranojmë nga anëtarët tanë, personat aplikues nga e gjithë Kosova duhet të jenë fizikisht prezent për vlerësim nga komisioni, pra për herë të dytë, edhe pse ishte premtuar mundësia e aplikimit online, e cila nuk është ofruar asnjëherë në praktikë deri tash.

Shqetësimi më i madh mbetet tek fakti që komisioni vlerësues nuk kanë asnjë mjet vlerësues për marrjen e përmasave të personave se çfarë pajisjesh duhet të kenë, nuk kanë njohuri mbi llojet, nuk i kanë parë pajisjet dhe nuk njohin funksionalitetin apo mënyrën e përdorimit, përshtatjes dhe montimit të tyre, përpos posedimit të një liste të shkruar të pajisjeve nga menaxhmenti i SHSKUK-së. Ndonëse në bazë të Udhëzimit Administrativ nuk përcaktohen kompetenca të tilla.

Po ashtu, personi njoftohet nga zyrtarja e SHSKUK-së për marrjen e vendimin i cili zgjatë 1 muaj apo më shumë i shkruar nga kryesuesja e komisionit, dhe aty personit i komunikohet se do të ftohet për të marrë pajisjen në SHSKUK,  ose se kompania e kontraktuar do t’ia dorëzojë atë në shtëpi. E kjo procedurë kërkon që personi të paraqitet në SHSKUK të paktën katër herë, një maltretim dhe barrë e panevojshme për dikë me lëvizshmëri të kufizuar.

Sipas informatave, Komisioni përkatës ka adresuar kërkesë urgjente në SHSKUK për kontraktimin e një organizate të licencuar, siç thuhet në UA, për matje, montim, përshtatje, trajnim bazik për përdoruesit dhe shpëndarje të pajisjeve ndihmëse, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

HANDIKOS vlerëson se këto pengesa dhe zvarritje përbëjnë diskriminim dhe shkelje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke rënduar më tej situatën e tyre socio-ekonomike dhe shëndetësore.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që urgjentisht të sqarojnë publikisht se ku qëndron procesi, pse pajisjet ende nuk po arrijnë tek personat që kanë nevojë për to, si dhe të garantojnë transparencë, efikasitet dhe zbatim të Udhëzimit Administrativ.

HANDIKOS mbetet e përkushtuar të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara dhe do të vazhdojë të monitorojë këtë proces nga afër.

Artikulli paraprakTemperaturat e ulëta, Termokos gati për ngrohjen e QKUK-së
Artikulli i rradhës Ekspertët: Kolla e mirë mund të jetë fatale për foshnjat, vaksinimi gjatë shtatzënisë është jetik

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.