Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra personave për zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi të premten se është konfirmuar aktakuza kundër 34 personave dhe tri kompanive të dyshuar për zjarrin që la dhjetëra të vdekur në një klube nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023

Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë, si dhe persona përgjegjës në kompanitë që menaxhonin klubin e natës.

Zjarri që shpërtheu në klubin Pulse natën mes 15 dhe 16 marsit vrau 62 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Gjykata nuk ka treguar se kur do të fillojë gjykimi për këtë rast.

Të gjithë të akuzuarit ngarkohen me veprën penale: shkaktim i veprave të rrezikshme kundër sigurisë publike.

Aktakuza u ngrit më 13 qershor dhe vlerësimi zgjati tre muaj e gjysmë.

Gjykatës Supreme tha se rastin ia ka caktuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup, sepse gjykatat në Shtip dhe Strumicë nuk kanë numër të mjaftueshëm gjyqtarësh për procesin penal.

Supremja vlerëson se çështja duhet të trajtohet nga “gjyqtarë me përvojë dhe njohuri të fituara në çështjet penale, të cilët do të mundësojnë procedura efikase, profesionale dhe të ligjshme, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik”.

Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një shfaqjeje nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa shkaktuan rrëmujë të madhe.

Sipas aktakuzës, objekti nuk i plotësonte kërkesat minimale teknike për kryerjen e aktiviteteve mikpritëse, nuk kishte leje rindërtimi, raporte bazë të projektimit dhe rindërtimit, e as një raport të posaçëm për mbrojtjen nga zjarri, shpërthimet dhe materialet e rrezikshme, as një plan dhe vlerësim për mbrojtje dhe shpëtim.

Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM – Koçani me degën Cabaret PULS dhe kompanisë MMMM CAFE – Koçani, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.

Midis të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre.

Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona.

Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Ljupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.

Sipas prokurorisë, ata e dinin që klubi i natës Pulse ekzistonte në qytet, por nuk bënë asgjë, objekti nuk ishte i regjistruar në regjistrin komunal në përputhje me Ligjin për Mikpritjen, por e lejuan atë të funksiononte dhe pronari të paguante një tarifë për aktivitetin e mikpritjes.

Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.

Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.

Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulën në bankën e të akuzuarve gjithashtu./REL/

Artikulli paraprakAUV: Fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk
Artikulli i rradhës Gjermania vendi me më së shumti persona me diabet në Evropë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.