Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksident tragjik në Gjermani, vdes nëna 32-vjeçare dhe foshnja e saj

Lajme 05/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë 32-vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në autostradën A3, midis Velburg dhe Parsberg.

Shiu i fortë dhe kushtet e  vështira të motit i dhanë fund përpjekjeve të familjes për të mbajtur kontrollin mbi makinën, e cila siç shihet edhe në fotografi, përfundoi në një gropë, shkruajnë mediat gjermane  transmeton Gazeta Shneta.

”Në fillim, situata ishte shumë e paqartë, ndaj u aktivizuan menjëherë shumë forca emergjente”, tha Hannes Raithel, folës i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Qarkut Neumarkt.

Njësit policie që udhëtonin në drejtim të kundërt ndaluan për të ofruar ndihmën e parë ku së bashku me disa ndihmës të parë, mundësuan reanimimin, por për nënën dhe foshnjën çdo përpjekje ishte e kotë.

Babai 30-vjeç dhe fëmija tjetër trevjeçar mbijetuan, megjithatë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital.

”Ata janë në gjendje stabile dhe janë nën kujdesin mjekësor”, citon gjermanja Bild, Jörg Zitzelsbeger, drejtues i stacionit të policisë për autostradë në Parsberg.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por autoritetet dyshojnë se fenomeni i aquaplaning-ut, ku gomat humbasin kontaktin me rrugën për shkak të ujit të grumbulluar, mund të ketë kontribuar në përplasjen.

Aksidenti raportohet se ndodhi pasditen e së shtunës, derisa shiu i dendur vështirësoi gjithashtu operacionet e shpëtimit.

”Këto kushte janë gjithmonë sfiduese për zjarrfikësit”, tha Jürgen Kohl, kreu i shërbimit të zjarrfikësve në Qarkun Neumarkt.

Autostrada A3 drejt Passau mbeti e mbyllur për disa orë, ndërsa policia e Trafikut të Parsberg vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShembja e një shkolle lë 37 të vdekur në Indonezi
Artikulli i rradhës Studim: Shpërthimet e virusit Chikungunya janë të paparashikueshme në madhësi dhe ashpërsi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.