Higjiena e dobët orale nuk sjell vetëm probleme si prishja e dhëmbëve apo dhimbja e mishrave. Një studim i ri sugjeron se ajo lidhet ngushtë edhe me migrenën, dhimbjet trupore dhe shqetësimet në stomak tek gratë.
Sipas rezultateve, gratë me shëndet më të dobët oral kishin 60% më shumë gjasa të përjetonin dhimbje të moderuara deri në të forta në trup dhe gati 50% më shumë gjasa të raportonin migrenë. Ky zbulim tregon se kujdesi për dhëmbët dhe gojën mund të ketë ndikim më të gjerë në mirëqenien e përgjithshme shëndetësore, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.
Përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar gjenomike, studiuesit identifikuan katër mikrobe specifike orale të lidhura me disa lloje dhimbjesh.
Ata theksojnë se këto gjetje mbështesin idenë e një lidhjeje midis mikrobiomës orale dhe sistemit nervor, duke sugjeruar që ekuilibri i baktereve në gojë mund të ndikojë përtej shëndetit dentar.
“Gjetjet tona janë veçanërisht të rëndësishme për fibromialgjinë, një gjendje reumatologjike e zakonshme, por shpesh e nënvlerësuar,” shpjegoi autori kryesor i studimit.
Megjithëse kërkohen studime të tjera për të kuptuar plotësisht mekanizmat e kësaj lidhjeje, hulumtimi i ri shton peshë argumentit se kujdesi i mirë për higjienën orale – përfshirë larjen e dhëmbëve rregullisht dhe përdorimin e fillit dentar – nuk është i rëndësishëm vetëm për buzëqeshjen, por edhe për shëndetin e përgjithshëm. /Gazeta Shneta/


