Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 18 operime të suksesshme. Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, stafi mjekësor ka ofruar edhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme janë kryer gjithsej 433 vizita specialistike, ndërsa 35 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Aktualisht, 201 pacientë ndodhen të shtrirë në repartet e ndryshme të spitalit, shkruan Gazeta Shneta.
Në laborator janë kryer 3,255 analiza për 275 pacientë, ndërsa në shërbimin e imazherisë janë realizuar 59 rëntgena, 28 ultrazëra, 19 skanime CT, 12 MRI dhe 17 mamografi.
Sipas raportit në repartin e dializës janë kryer 30 seanca, ndërsa në fizioterapi janë ofruar 50 shërbime për pacientët në nevojë.
Ndërkaq, nga reparti i Gjinekologjisë raportohet për 3 lindje, prej të cilave kanë ardhur në jetë 2 djem dhe 1 vajzë./Gazeta Shneta/




