Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më në fund: MSh i kategorizon si shërbime shëndetësore mbjelljen e flokëve, botoksin dhe fillerin

Lajme 08/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë më në fund i ka kategorizuar si shërbime shëndetësore mbjelljen e flokëve, botoksin dhe fillerin.

Përmes një njoftimi për institucionet private shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga tani e tutje mbjellja e flokëve, botoksi dhe filleri, do të konsiderohen si shërbime shëndetësore për të cilat nevojiten specialist të licencuar, shkruan Gazeta Shneta.

“Ju informojmë se procedurat mjekësore (mbjellje e flokut, botoksi, filleri) dhe procedura të tjera estetike mund të ofrohen vetëm nga institucionet e licencuara nga Ministria e Shëndetësisë me këto profile: 1. Specialist i kirurgjisë plastike, dermatologjisë, kirurgjisë maksillofaciale dhe ORL”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

MSh ka paralajmëruar se çdo institucion apo profesionist që kryen këto shërbime dhe nuk e ka të licencuar institucionin me specialistët e lartë cekur, nuk do të lejohet të kryej këto shërbime.

Deri më tani këto shërbime janë kryer edhe nga profesionistë të tjerë, madje edhe nga persona që nuk kanë të bëjnë fare me profesionin e mjekësisë, sikurse janë parukerie apo frizere. Duke qenë se këto shërbime nuk kanë qenë të kategorizuara si shërbime shëndetësore, nuk kanë qenë as në domenin e Inspektoratit Shëndetësor.

Gazeta Shneta gjatë ditës së djeshme ka raportuar për importimin e botoxit në Kosovë jashtëligjshëm. AKPM i ka konfirmuar Gazetës Shneta se Botoxi duhet të pajiset me Autorizim Marketing, gjë të cilën asnjë kompani nuk e ka bërë deri më tani, e që rrjedhimisht i bie se çdo import i këtij produkti në vendin tonë është i jashtëligjshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritet përdorimi i ilaçeve GLP-1 para kirurgjisë së humbjes së peshës
Artikulli i rradhës Pijet e ëmbëlsuara me sheqer të lidhura me rrezik më të lartë për kancer të gojës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.