Nga janari deri në shtator të këtij viti, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë realizuar gjithsej 1,175 lindje, prej të cilave 599 djem dhe 576 vajza. Nga ky numër, 405 lindje janë kryer me prerje cezariane, sipas të dhënave të publikuara nga institucioni.
Spitali ka bërë të ditur se përveç lindjeve, gjatë kësaj periudhe janë ofruar një gamë e gjerë shërbimesh shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit, 11,083 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 1,569 ndërhyrje kirurgjikale janë realizuar me sukses.
Po ashtu, janë regjistruar 101,652 vizita ambulatore dhe janë ofruar 25,153 shërbime laboratorike.
Në repartin e dializës janë kryer 7,042 seanca, ndërsa 16,827 pacientë janë trajtuar në shërbimin emergjent.
Spitali ka njoftuar gjithashtu për funksionalizimin e dy shërbimeve të reja, atë të elektromiografisë (EMG) me 89 pacientë dhe të spirometrisë, ku janë trajtuar 128 pacientë./Gazeta Shneta/




