Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, aktualisht janë të shtrirë 185 pacientë, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë kryer dhjetëra shërbime mjekësore.
Sipas të dhënave të spitalit, janë regjistruar 371 vizita specialistike dhe 38 pranime të reja në spital.
Ekipi mjekësor ka kryer gjithashtu 3,034 analiza laboratorike për 260 pacientë, 13 operime dhe 52 trajtime fiziatrike, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës janë realizuar edhe 65 Rëntgen, 41 Ultra Zë, 27 CT dhe 11 MRI, si dhe 6 Ergometri dhe 1 Ehokardiografi.
Po ashtu, janë regjistruar 4 lindje, një djalë dhe tre vajza./Gazeta Shneta/




