Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuza: Për nëntë muaj u kryen rreth 1 mijë mamografi në Klinikën e Radiologjisë në QKUK

Lajme 17/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë periudhës së nëntë muajve të këtij viti, në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar mbi 1,000 mamografi, duke treguar rritje të interesimit të grave për kontrollin preventiv të gjirit.

Sipas Dr. Shkendije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë, vitin e kaluar vetëm në muajin tetor janë kryer mbi 1,000 mamografi, duke përfshirë mamografin mobil dhe atë statik, pa pasur nevojë për lista pritjeje, shkruan Gazeta Shneta.

“Aspekti mediatik dhe ndërgjegjësimi i grave për kontrollin e hershëm ka ndikuar në rritjen e kërkesës për mamografi këtë vit”, tha ajo.

Sa i përket ultrazërit Dr. Nuza theksoi se ultrazëri i  gjirit mbetet një ndër ekzaminimet më të shpeshta në këtë klinik.

“Aktualisht kemi rreth 130 gra në listë pritjeje, që është afërsisht dy javë, ndërsa për nëntë muaj  janë realizuar rreth 1300 ekzaminime me ultrazëri të gjirit,” tha Dr. Nuza.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e kombinimit të metodave diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Mamografia dhe ultrazëri i gjirit janë metoda që e plotësojnë njëra-tjetrën. Zakonisht gratë mbi 40 vjeç fillojnë me ultrazër dhe, nëse ka gjetje të dyshimta, pason mamografia; ndërsa tek gratë mbi 40 vjeç, për vlerësimin e dyshimeve plotësohet me ultrazëri,” shtoi ajo.

Klinika e Radiologjisë ofron gjithashtu edhe rezonancë magnetike të gjirit dhe biopsi pas gjetjeve të dyshimta.

“Tek klinika e Radiologjisë kemi edhe rezonancë magnetike të gjirit, ku kemi një ditë të caktuar deri tek muaji tetor dhe nuk kemi listë pritjeje. Metodë tjetër është biopsia, e cila kryhet pas gjetjeve të dyshimta,” tha Dr. Nuza./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni intervistën:

 

Artikulli paraprak“Një botë për të gjithë”: Ekspozita e veçantë e fotografit Sllovinja për personat me sindromen Down
Artikulli i rradhës “Lëndime në pjesë të ndryshme të trupit” nga Spitali i Prizrenit tregojnë për gjendjen e nënës dhe vajzës së mitur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.