Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gati 70% e të rriturve amerikanë do të konsideroheshin obezë sipas një përkufizimi të ri të gjendjes

Jetë 17/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një përkufizimi të ri të propozuar, afro 70% e të rriturve në SHBA do të klasifikoheshin si persona me obezitet.

Tradicionalisht, obeziteti është matur përmes indeksit të masës trupore (BMI), ku një vlerë mbi 30 tregon obezitet. Megjithatë, kjo metodë është kritikuar pasi nuk dallon yndyrën nga muskujt. Për këtë arsye, ekspertët mjekësorë kanë propozuar një qasje të re, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas këtij përkufizimi, një person do të konsiderohej obez nëse ka BMI mbi 40, ose një BMI të lartë të shoqëruar me të paktën një shenjë të tepërt të yndyrës trupore – si bel i gjerë, raport i lartë bel–ije, ose raport i lartë bel–gjatësi.

Edhe individët me BMI “normal” mund të konsiderohen obezë nëse kanë dy tregues të yndyrës së tepërt, ose nëse skanimet trupore zbulojnë depozitim të lartë yndyre.

Obeziteti do të ndahet në dy kategori: klinik, kur shfaqen ndërlikime shëndetësore, dhe para-klinik, kur ende nuk ka pasoja të dukshme.

Duke aplikuar këtë përkufizim mbi një mostër prej mbi 300,000 të rriturish amerikanë, studiuesit zbuluan se përhapja e obezitetit rritet nga 43% në 69%. Tek të moshuarit mbi 70 vjeç, pothuajse 8 nga 10 do të klasifikoheshin si obezë.

Studimi, botuar në “JAMA Network Open”, tregoi se pothuajse të gjithë ata që konsideroheshin obezë me metodën e vjetër, përfshiheshin edhe në përkufizimin e ri. Rreth 78,000 persona që më parë nuk llogariteshin si të tillë, tani hyjnë në këtë kategori – gati gjysma me obezitet klinik.

Në Europë, sipas Këshillit Europian të Informacionit rreth Ushqimit, normat e mbipeshës dhe obezitetit po rriten gjithashtu.

Rumania (38%), Malta dhe Hungaria (36%) kanë përqindjet më të larta te meshkujt, ndërsa Franca (10%) dhe Danimarka (16%) renditen më poshtë. Tek gratë, përqindjet më të larta janë në Rumani (32%) dhe Malta (29%), ndërsa më të ulëtat në Francë (10%) dhe Danimarkë (11%). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSuplementet ditore të kalciumit nuk lidhen me rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Terapia gjenetike që shpëtoi jetën e fëmijëve me sëmundje të rrallë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.