Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë javës së kaluar kanë ardhur në jetë gjithsej 24 foshnja, prej të cilave 16 janë vajza dhe 8 djem.
Përveç lindjeve, spitali ka qenë aktiv edhe në shërbimet tjera mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
Brenda javës janë kryer 2,663 vizita specialistike, 233 pranime, 71 operacione, si dhe 18,699 analiza laboratorike për 1,641 pacientë.
Po ashtu janë realizuar 205 dializa, 487 Rëntgen, 274 Eho, 131 CT, 51 MRI, 52 mamografi, 25 ergometri, 459 ehokardiografi, 10 kolonoskopi, 23 gastroskopi dhe 281 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




