Barnat për diabet dhe humbje peshe si Ozempic dhe Zepbound, që i përkasin grupit të GLP-1, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga apnea e gjumit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, sipas një studimi të ri të prezantuar në takimin e Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Mushkërive në Çikago.
Studimi zbuloi se pacientët me diabet të tipit 2 që merrnin barna GLP-1 kishin më pak gjasa të vdisnin brenda një viti, ndërsa ata që kishin edhe apnea gjumi përfituan 20 për qind më shumë mbrojtje, shkruan HealthDay përcjell Gazeta Shneta.
“Pacientët që përdornin këto barna kishin vdekshmëri dukshëm më të ulët, sidomos ata me apnea obstruktive të gjumit,” tha autori kryesor, Dr. Cosmo Fowler nga Piedmont Health System në Atlanta.
Rezultatet mbështesin vendimin e FDA-së amerikane për ta miratuar ilaçin Zepbound si trajtimin e parë për apnenë e gjumit te personat obezë.
Apnea e gjumit është një çrregullim që ndodh kur rrugët e frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit, duke shkaktuar ndërprerje të frymëmarrjes dhe zgjime të shpeshta.
Studiuesit analizuan të dhënat e 1.8 milion pacientëve me diabet të tipit 2, ku rreth 28% ishin trajtuar me GLP-1. Të gjithë përdoruesit e këtyre barnave kishin rrezik më të ulët vdekshmërie, ndërsa ata me apnea gjumi përfituan më shumë.
Ekspertët theksojnë se këto barna, përveç se ndihmojnë në rënien nga pesha, mund të kenë efekte pozitive në përmirësimin e gjumit dhe shëndetit të zemrës./Gazeta Shneta/


