Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Suplementet me vitaminë D3 mund të jenë më efektive për rritjen e niveleve të vitaminës D

Jetë 21/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e vitaminës D lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e rakitit, osteomalacisë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve autoimune. Ekzistojnë dy forma kryesore të kësaj vitamine – vitamina D2 dhe D3 – të cilat përdoren si suplemente ushqimore për të trajtuar mungesën e saj.

Një meta-analizë e re, e bazuar në të dhëna nga disa studime të kontrolluara me përzgjedhje të rastësishme, ka treguar se vitamina D2 mund të ulë nivelet e vitaminës D3 në gjak. Këto rezultate sugjerojnë se suplementet me vitaminë D3 janë më të dobishme, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Mungesa e vitaminës D është një problem i përhapur globalisht, me rreth një në katër persona në Shtetet e Bashkuara që vuajnë nga nivele të ulëta deri në mungesë të theksuar.

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe metabolizmin e kalciumit, ndërsa mungesa e saj është lidhur edhe me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, kancer, diabet dhe depresion.

Trupi i njeriut mund të prodhojë vetë vitaminë D3 përmes ekspozimit në diell, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga ushqimi ose suplementet. Megjithatë, efektiviteti i dy formave të saj – D2 (ergokalciferol) dhe D3 (kolekalciferol) – ka qenë subjekt debatesh shkencore.

Të dhënat e fundit tregojnë se vitamina D3 mund të ofrojë përfitime më të mëdha në uljen e vdekshmërisë nga kanceri, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e humorit.

Meta-analiza në “Nutrition Reviews”, që përfshiu 11 studime të rastësishme, zbuloi se pjesëmarrësit që morën vitaminë D2 patën një ulje më të madhe të niveleve të D3 krahasuar me ata që nuk morën suplemente. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi mund të ndihmojnë statinat në uljen e rrezikut nga demenca deri në 80%
Artikulli i rradhës Mot me vranësira dhe në disa pjesë me riga lokale shiu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.