Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientja në Britani luan klarinetë gjatë operacionit në tru për trajtimin e Parkinsonit

Jetë 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua 65-vjeçare në Britaninë e Madhe ka luajtur klarinetë gjatë një operacioni në tru, ndërsa mjekët po kryenin një ndërhyrje për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.

Denise Bacon, e diagnostikuar me Parkinson në vitin 2014, kishte vështirësi në lëvizje, ngurtësi muskulare dhe probleme në ecje e koordinim, që i pengonin edhe aktivitetet e përditshme si noti, vallëzimi dhe të luajturit klarinetë, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Për të përmirësuar gjendjen e saj, ajo iu nënshtrua një procedure të quajtur stimulim i thellë i trurit (DBS) në King’s College Hospital në Londër.

Gjatë operacionit katërorësh, mjekët vendosën elektroda në pjesë të caktuara të trurit, ndërsa Bacon qëndroi zgjuar dhe luajti klarinetë për t’i ndihmuar mjekët të përcaktonin saktësisht zonat që kontrollonin lëvizjen.

Sipas profesor Keyoumars Ashkan, neurokirurgu që kreu operacionin, rezultatet u panë menjëherë në sallë. “Sapo u aktivizua stimulimi, përmirësimi ishte i menjëhershëm,” tha ai.

Pas ndërhyrjes, Bacon raportoi se kishte rifituar lëvizshmërinë e dorës së djathtë dhe ndihmohej më mirë për të luajtur instrumentin. “Tani mund të lëviz më lirshëm, të eci më mirë dhe mezi pres të kthehem në not e vallëzim,” tha ajo.

Stimuluesi që ajo mban tani në trup dërgon impulse të vazhdueshme elektrike në tru, duke ndihmuar në kontrollin e simptomave të Parkinsonit. Pajisja, e ngjashme me një stimulues zemre, ka bateri që mund të zgjasë deri në 20 vjet./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVetaksident me fatalitet në Prizren, humb jetën një person
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës me mbi 400 vizita specialistike dhe 6 lindje brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.