Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë pranuar 32 pacientë të rinj për trajtim të mëtejshëm, ndërsa aktualisht 190 pacientë po marrin përkujdesje të vazhdueshme në repartet spitalore.
Sipas të dhënave të këtij institucioni po në këtë periudhë janë kryer 3,746 analiza për 343 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Në maternitet janë regjistruar tri lindje të reja – një djalë dhe dy vajza – ndërsa ekipet kirurgjikale kanë kryer me sukses 13 operacione.
Po ashtu, në njësinë e dializës janë realizuar 32 seanca për pacientët me sëmundje të veshkave./Gazeta Shneta/




