Një studim ndërkombëtar me pjesëmarrës nga 13 vende ka zbuluar se aktivitetet krijuese, si vallëzimi, muzika, arti apo lojërat, mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe në ngadalësimin e plakjes së tij.
Sipas neuroshkencëtarëve Carlos Coronel dhe Agustín Ibáñez, pjesëmarrësit që angazhoheshin rregullisht në aktivitete krijuese kishin “trurin më të ri” sesa mosha e tyre reale, sipas një modeli inteligjence artificiale të quajtur “ora e trurit”.
Në studim morën pjesë afro 1,400 persona, përfshirë valltarë, muzikantë, artistë dhe lojtarë, ndërsa u përdorën teknika të avancuara për matjen e aktivitetit të trurit.
Rezultatet treguan se kreativiteti përmirëson funksionet njohëse dhe mund të shërbejë si një “ushtrim për trurin”, duke kontribuar në mirëqenie dhe jetëgjatësi mendore.
mirë”.


