Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 201 pacientë që po marrin trajtim mjekësor në repartet e ndryshme.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në këtë institucion janë kryer 448 vizita specialistike dhe janë pranuar 60 pacientë të rinj.
Po ashtu, janë realizuar 14 operacione të suksesshme, ndërsa 39 pacientë kanë kryer dializë, shkruan Gazeta Shneta.
Në laborator janë përpunuar 3,678 analiza, ndërsa në repartet diagnostike janë realizuar 87 rëntgenë, 46 ultrazëra dhe 9 rezonanca magnetike./Gazeta Shneta/




