Në Kongresin e Odës së Mjekëve të Kosovës do të marr pjesë si prezantuese edhe mjekja serbe Vojislava Neskovic.
Oda e Mjekëve të Kosovës do të mbaj Kongresin e VII-të të Mjekësisë i cili këtë vit i kushtohet emergjencës, kujdesit intensiv dhe anestezionit në kriza mjekësore, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë kongres, i cili do të mbahet më 21-23 nëntor të këtij viti, shumica e mjekëve që do të prezantojnë janë nga vendet e rajonit.
Në mesin e tyre edhe nga Serbia. Është mjekja Vojislava Neskovic e cila është ftuar nga OMK për të marr pjesë në Kongres si prezantuese.
Neskovic është anesteziologë dhe punon në Spitalin Ushtarak në Beograd, si dhe si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.
Për ardhjen e kësaj mjeke nga Beogradi kanë njoftuar edhe nga vet OMK përmes një postimi në Facebook.
“Ligjëruesit e Kongresit të VII të Mjekësisë”, thuhet në përshkrimin i cili shoqërohet me fotografitë e tre mjekëve që do të marrin pjesë si ligjërues në Kongres. /Gazeta Shneta/





