Një studim i ri ka zbuluar se pastrimi i dhëmbëve me fije dentare, madje edhe vetëm një herë në javë, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru.
Sipas burimit Health, ky zakon i thjeshtë ndihmon në parandalimin e grumbullimit të bakterieve që shkaktojnë inflamacion në trup dhe dëmtojnë sistemin kardiovaskular përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e fijes dentare të paktën një herë në ditë, përpara larjes së dhëmbëve, si pjesë e një rutine të mirë higjiene orale. Kjo jo vetëm që mbron dhëmbët dhe mishrat, por gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të trurit.
Studimi i ri sugjeron se një “zakon i thjeshtë dhe i përballueshëm” si pastrimi me fije dentare mund të parandalojë formimin e mpiksjeve të gjakut, duke ulur kështu rrezikun e komplikacioneve si goditja në tru.
“Edhe pastrimi një herë në javë ka një ndikim pozitiv, por sa më shpesh ta bëni, aq më i madh është përfitimi,” tha Dr. William Shutze, kirurg vaskular dhe sekretar i Shoqatës për Kirurgjinë Vaskulare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se sëmundjet orale prekin afro 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën.
Dr. Shutze shpjegon se bakteret që grumbullohen mes dhëmbëve mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion në enët e gjakut. Ky proces mund të çojë në mpiksje gjaku, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe rritje të rrezikut për goditje në tru apo sulm në zemër. /Gazeta Shneta/


