Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pavarësisht lodhjes, qytetarët pajtohen me zgjedhje të reja

Lajme 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse zgjedhjet e parakohshme do të jenë zgjidhja e vetme për dalje nga ngërçi politik, atëherë  Kosovës i bie të përballet me katër palë zgjedhje vetëm brenda një viti.

Megjithatë, qytetarët janë të gatshëm që të dalin edhe njëherë e t’iu drejtohen kutive të votimit.Ata vlerësojnë se vota është e vetmja mundësi për ta bërë ndryshimin.Nevruz Nushi tha se çdo qytetar që e do të mirën e vendit duhet të marrë pjesë në zgjedhje.

“Zgjedhjet kur bëhen çdo qytetar i ndershëm që ia do të mirën vendit duhet të dalë në zgjedhje dhe me bë zgjedhje. Lodhja është evidente kur ke opozitë të pandershme që nuk i sheh fundin e këtyre fëlliqësirave që e kanë sjellë situatën në këtë gjendje. Zgjedhje është zgjedhje e reja”, ka theksuar Nushi.

Ndërkaq, qytetari Izet Zhitia theksoi se populli është lodhur nga situata politike dhe kërkoi më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit.

“Pa i zgjedh ne nuk mund t’i zgjedh askush, ne duhet me i zgjedh ata, duhet me vazhdu me vete dhe jo me u hidhëru, si po sillen ata po bëjnë hajgare me popullin, ajo është shumë keq, populli është lodhur, është stër lodhur, me lëshu çdo ditë televizionin dhe me thënë gjëra që duan. Kjo na ka lodhur shumë neve, nuk po kemi ku të ikim po duhet me i dëgju, çka po i dëgjojmë, sharje, degjenerime, mashtrime, gënjeshtra, janë të parët që duhet me na dhënë shembull një kryeministër duhet të jetë shembull që populli ta votojë prapë. Ata marrin pagën më të madhe se të gjithëve, ata me ia ndal një cent sytë ti nxjerrin ama me punuar jo. Ajo është keq me e keqja e njeriut që pretendon të jetë i ndershëm” ka thënë Zhitia.

Një tjetër qytetar shtoi shkurt:

 “Po natyrisht që duhet me votu. Natyrisht që do të dalim.”

Ndryshe pas mbajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të formojë një qeveri të re, pavarësisht më shumë se 50 seancave parlamentare. Mungesa e një marrëveshjeje për koalicion mes partive ka shtyrë vendin drejt një tjetër krize politike, ndërsa partitë opozitare dhe qeveria në detyrë tashmë janë shprehur të gatshme për zgjedhje të reja./Ekonomia Online/

Artikulli paraprakMjeku nga Vushtrria i arrestuar për ryshfet, vjet u denoncua për sulm seksual
Artikulli i rradhës Kafeina dhe fëmijët: Pse ekspertët këshillojnë shmangien e saj?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.