Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të paktën 60 persona vriten nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë fëmijë

Lajme 29/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sulmet izraelite gjatë natës në Gaza kanë vrarë të paktën 60 persona, përfshirë shumë fëmijë, thanë zyrtarë të spitaleve lokale.

Ngjarja ka ndodhur pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme” mbi Gazën, duke akuzuar Hamasin se ka shkelur armëpushimin e brishtë. Hamas, në përgjigje, tha se do të vonojë dorëzimin e trupit të një pengu tjetër, raporton AP.

Spitali Al-Aqsa në qytetin qendror Deir al-Balah tha se të paktën 10 trupa, mes tyre tre gra dhe gjashtë fëmijë, mbërritën në spital gjatë natës, pas dy sulmeve ajrore izraelite atje. Në Gazën jugore, zyrtarë nga spitali Nasser në Khan Younis thanë se kanë pranuar 20 trupa pas pesë sulmeve ajrore në zonë, nga të cilët 13 ishin fëmijë dhe dy gra.

Në pjesën qendrore të Gazës, në spitalin Al-Awda janë pranuar 30 trupa, nga të cilët 14 ishin fëmijë.

Urdhri i Netanyahut për të nisur sulmet erdhi pasi një zyrtar izraelit tha se forcat e tyre ishin qëlluar në pjesë  jugore të Gazës dhe pasi Hamasi dorëzoi pjesë trupash të hënën, që Izraeli tha se ishin mbetjet e pjesshme të një pengu të rikuperuar më herët gjatë luftës.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, fillimisht, u përpoqën të minimizojnë përshkallëzimin e dhunës, me nënpresidentin amerikan, JD Vance, duke thënë se ai priste që “përplasjet” të qetësoheshin shpejt.

Artikulli paraprakPushimi mjekësor që blihet me 10 deri në 50 euro – Policia jep detaje për mjekun e arrestuar në Vushtrri
Artikulli i rradhës 18 operime janë kryer dje në kirurgjinë e Spitalit të Pejës

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.