Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi pesë mijë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

Lajme 30/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal, mbi 5,000 qytetarë janë vaksinuar në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës.

Vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë vaksinuar mijëra qytetarë kundër gripit sezonal, ndërsa procesi po vazhdon çdo ditë.

“Nga 11 mijë doza sa i kemi në stok për gripin sezonal 2025/2026, afër 8 mijë janë shpenzuar. Kjo do të thotë se sensibilizimi i popullatës për vaksinim me gripin sezonal, është jashtëzakonisht i mirë dhe përgjigjja e qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Valdet Hashani, drejtor i QKMF-së Prishtinë.

Specialistët e mjekësisë familjare theksojnë rëndësinë e kujdesit shëndetësor gjatë stinës së dimrit.

“Është shumë e rëndësishme që të udhëhiqemi me një mënyrë jetese të shëndetshme, të konsumojmë perime, pemë, si dhe të merremi me aktivitete fizike. Nëse përballemi me ndonjë virus, duhet të kemi veshje të përshtatshme, të mbajmë maska. Nëse jemi të sëmurë, të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos shkojmë në vendin e punës”, ka thënë Rushit Ismaili, specialist i Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Grupet më të rrezikuara, të cilave u rekomandohet vaksinimi kundër gripit sezonal, janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe punonjësit shëndetësorë./rtk/

Artikulli paraprak50 pacientë të rinj u pranuan për trajtim në Spitalin e Pejës brenda një dite
Artikulli i rradhës OBSH: Milicia sudaneze RSF ka vrarë 460 persona në spitalin e el-Fasherit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.