Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë, e cila ka zgjatur pesë orë dhe ka shpëtuar jetën e një pacienti 58-vjeçar.
Operacioni është realizuar nga ekipi i kësaj klinike, me mbështetjen e stafit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantëve të Kardiokirurgjis, shkruan SHSKUK transmeton Gazeta Shneta.
Në njoftimin e SHSKUK – së pacienti vuante nga pesë sëmundje të arterieve kryesore të barkut, përfshirë aortën abdominale e cila ishte aneurizmatike dhe e tipit inflamator.
“Intervenimi ka qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar për shkak të sëmundjeve të shumta dhe ngjitjeve të arterieve, megjithatë, falë bashkëpunimit multidisiplinar, operacioni u përmbyll me sukses të plotë,” thuhet në njoftimin e ShSKUK – së.
Pas operacionit, pacienti iu nënshtrua kontrolleve të detajuara dhe, sipas raportit mjekësor, në ditën e tetë postoperative është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore./Gazeta Shneta/




