Ndarja e momenteve të lumtura me partnerin mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e të moshuarve, duke ulur nivelin e hormonit të stresit kortizol, tregon një studim i publikuar nga American Psychological Association në revistën Journal of Personality and Social Psychology.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Tomiko Yoneda nga Universiteti i Kalifornisë, analizoi më shumë se 600 të rritur të moshës 56–89 vjeç nga Kanadaja dhe Gjermania, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se në momentet kur çiftet ndanin emocione pozitive si lumturia, dashuria apo gëzimi, mostrat e pështymës së tyre kishin nivel më të ulët të kortizolit, krahasuar me situatat kur ndjenjat përjetoheshin individualisht.
Ekspertët theksojnë se efektet pozitive të këtyre momenteve mund të zgjasin gjatë gjithë ditës, duke ndihmuar trupin të qëndrojë më i qetë.
Madje, ndikimi pozitiv u vërejt edhe tek çiftet që nuk ishin plotësisht të kënaqur me marrëdhënien e tyre./Gazeta Shneta/




