Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe atyre me probleme të shëndetit mendor

Lajme 31/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.

Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.

“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.

Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.

Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.

Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.

Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.

“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.

Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%

Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%.

*Ky artikull u publikua nga Monitor.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al

Artikulli paraprakVarshmëria e lartë e Gjermanisë nga lëndët e para të barnave të prodhuara në Kinë
Artikulli i rradhës Si gripi, COVID-19 dhe viruset e zakonshme mund të rrisin rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.