Një analizë e re tregon se infeksionet virale rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, si në afat të shkurtër, ashtu edhe në të gjatë. Studimi përfshiu të dhëna nga 155 studime dhe identifikoi lidhje mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe viruseve si influenza, coronavirus, HIV, hepatiti C dhe varicella zoster, shkaktar i shytave dhe dhenve.
Sipas studiuesit Kosuke Kawai, epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, infeksionet virale akute dhe kronike lidhen me rreziqe të menjëhershme dhe afatgjata për zemrën dhe enët e gjakut, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Në muajin pas gripit, rreziku për sulm në zemër rritet katër herë, dhe për goditje në tru pesë herë. Pas COVID-19, rreziku për sulm në zemër ose goditje në tru mbetet i lartë për rreth një vit.
Personat me infeksione kronike gjithashtu kanë rrezik të shtuar: 60% më shumë për HIV, 27% për hepatit C, dhe 12% për shytat pas pesë vjetësh. Kawai thekson se këto infeksione kanë ndikim të madh në nivel popullate, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm rastesh të sëmundjeve kardiovaskulare.
Mekanizmi lidhet me inflamacionin dhe mpiksjen e gjakut që aktivizohen nga sistemi imunitar gjatë infeksionit. Kjo mund të pengojë funksionin e zemrës, duke rritur rrezikun për sulm dhe goditje.
Vaksinimi është një mënyrë e efektshme për të ulur këto rreziqe. Studime tregojnë se vaksina kundër gripit zvogëlon me 34% rrezikun e vdekjes ose hospitalizimit për sëmundje kardiovaskulare.
Kawai thekson se masat parandaluese, përfshirë vaksinimin dhe menaxhimin e inflamacionit, mund të luajnë një rol kyç në mbrojtjen e zemrës, sidomos tek personat me rrezik të lartë. /Gazeta Shneta/


