Një ekip neuroshkencëtarësh në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA ka nisur një studim trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve — dhe si këto procese lidhen me çrregullimet e ankthit dhe stresit post-traumatik (PTSD).
Në kuadër të kërkimit, studiuesit do të vëzhgojnë trurin dhe sjelljen e minjve të trajtuar me ilaçin kundër malaries mefloquine, i cili nuk përdoret më për shkak të efekteve anësore neurologjike që shkaktojnë ëndrra të gjalla dhe makthe, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Përmes teknikave të avancuara si rezonanca magnetike funksionale (fMRI) dhe regjistrimi i sinjaleve të kalciumit, shkencëtarët do të analizojnë ndryshimet në aktivitetin e trurit gjatë fazave të gjumit REM dhe jo-REM, për të identifikuar llojet e neuroneve që ndikojnë në ëndërrim.
“Ne e dimë që makthet ndodhin gjatë gjumit REM dhe përfshijnë qarqet nervore të frikës në tru, por ende nuk e dimë saktësisht çfarë ndodh gjatë tyre,” tha profesori Patrick Drew, drejtues i studimit.
Rezultatet e këtij projekti pritet të ndihmojnë në kuptimin e mënyrës se si truri përpunon emocionet gjatë gjumit dhe të çojnë drejt trajtimeve të reja për çrregullimet e ankthit, stresit post-traumatik dhe sëmundjeve që prekin gjumin, si Alzheimeri./Gazeta shneta/


