Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi zbulon lidhje befasuese midis zorrëve dhe ritmeve të trurit

Jetë 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego (UC San Diego) ka zbuluar një lidhje të papritur midis lëvizjeve ritmike të zorrëve dhe koordinimit të enëve të gjakut në tru, duke sugjeruar se sistemi tretës mund të ndihmojë në shpjegimin e mënyrës se si truri ruan harmoninë e funksioneve të tij biologjike.

Rezultatet, të publikuara në revistën shkencore Physical Review Letters, tregojnë se ritmet natyrore të zorrëve të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit përmes traktit tretës, ndjekin një model të quajtur “efekti i shkallëve”, që mund të shpjegojë mënyrën se si enët e gjakut në tru zgjerojnë dhe kontraktohen në mënyrë të sinkronizuar.

Kur neuronet në tru aktivizohen, arteriolet – enë të vogla gjaku që furnizojnë trurin me oksigjen – zmadhohen për të rritur furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Këto enë pulsojnë në ritme të koordinuara, por deri tani shkencëtarët nuk e dinin se si arrihej kjo sinkroni, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, zorrët funksionojnë në të njëjtin parim si truri: pjesë të ndryshme të tyre komunikojnë përmes valëve ritmike, duke krijuar lëvizje të harmonizuara. “Çdo pjesë e zorrës është si një ‘oscilator’ që flet me pjesët përreth saj,” shpjegoi profesori Massimo Vergassola, një nga autorët kryesorë të studimit.

Ekipi përdori modele matematikore për të treguar se këto “oscilatorë” – në tru apo në zorrë – mund të lidhen me njëri-tjetrin kur kanë frekuenca të ngjashme, duke krijuar një koordinim natyror të ritmeve.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm, sepse tregon se si ndodhin ndërprerjet dhe riekuilibrimet në këto ritme biologjike,” tha David Kleinfeld, profesor i fizikës dhe neurobiologjisë në UC San Diego.

Sipas studiuesve, këto rezultate mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë jo vetëm të funksioneve të trurit, por edhe të çrregullimeve të tretjes që ndikojnë në lëvizjen e ushqimit dhe lëngjeve në traktin gastrointestinal.

“Truri është shumë më kompleks se zorrët, por ky është thelbi i shkencës,” shtoi Kleinfeld. “Ne ndjekim një pyetje, dhe ajo na çon drejt një tjetër – derisa të kuptojmë më mirë mënyrën se si trupi ynë funksionon në tërësi.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t’i dallojmë ato me kimikate?
Artikulli i rradhës ​Pritja s’ka fund, Ligji për sigurim të detyrueshëm shëndetësor ‘harrohet’ në sirtar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.