Një studim i publikuar në revistën Nature Communications ka zbuluar se mikrobet e zorrëve te fëmijët e moshës dyvjeçare mund të ndikojnë në zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor në vitet e mëvonshme.
Sipas kërkuesve, fëmijët që kishin më shumë baktere nga grupet Clostridiales dhe Lachnospiraceae kishin më shumë gjasa të shfaqnin simptoma ankthi dhe depresioni në moshën shkollore.
Ekspertët e shpjegojnë këtë lidhje përmes boshtit tru–zorrë, që ndikon në emocionet dhe funksionet mendore.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se duhen kërkime të tjera për të konfirmuar rezultatet dhe për të përcaktuar nëse ndryshimet në dietë apo probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre çrregullimeve.


