Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët spanjollë krijojnë metodë që shkatërron tumoret nga brenda me ndihmën e dritës

Jetë 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup studiuesish në Madrid ka zhvilluar një teknikë të re kundër kancerit, e cila shkatërron qelizat kancerogjene nga brenda vetë tumorit, duke përdorur dritë lazer dhe substanca të miratuara klinikisht.

Metoda bazohet në një trajtim të njohur si terapia fotodinamike, e cila përdoret tashmë për disa lloje kanceri. Në këtë terapi, pacientit i jepen substanca ndjeshme ndaj dritës, të cilat aktivizohen kur ndriçohen me lazer, duke shkatërruar qelizat kancerogjene.

Sipas MedicalXpres, studiuesit nga Instituti IMDEA Nanociencia dhe Qendra Kombëtare për Bioteknologji (CNB-CSIC) kanë shkuar një hap më tej: në vend që të ndriçohet i gjithë tumori, ata kanë drejtuar lazerin vetëm në një qelizë të vetme tumorale.

Rezultati ishte i jashtëzakonshëm — drita aktivizoi një zinxhir reagimesh që shkatërroi edhe qelizat përreth, duke e “çaktivizuar” të gjithë tumorin brenda pak minutash. Ky proces ndodh për shkak të një fenomeni të quajtur “efekti bystander”, ku qelizat e dëmtuara dërgojnë sinjale që bëjnë edhe qelizat fqinje të vdesin.

Sipas Dr. Sebastián Thompson, bashkautor i studimit, kjo teknikë është shumë premtuese, sepse përdor substanca dhe dritë që tashmë janë të aprovuara për përdorim mjekësor, duke e bërë më të lehtë testimin në pacientë në të ardhmen.

“Ne po arrijmë ta shkatërrojmë tumorin nga brenda – një mënyrë krejt e re për të luftuar kancerin,” tha ai.

Autorja kryesore e studimit, Cristina Carrizo, shtoi se hapi i ardhshëm është testimi në modele shtazore, për të siguruar që qelizat e shëndetshme të mos dëmtohen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMot i vranët dhe me reshje shiu
Artikulli i rradhës Vdes foshnja njëvjeçare në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.