Autorja kryesore e studimit, Cristina Carrizo, shtoi se hapi i ardhshëm është testimi në modele shtazore, për të siguruar që qelizat e shëndetshme të mos dëmtohen.
Një studim i ri sugjeron se antibiotiku i zakonshëm doxycycline mund të ndihmojë në uljen e rrezikut që disa adoleshentë të zhvillojnë shizofreni në të ardhmen.
Studimi, botuar në American Journal of Psychiatry, analizoi më shumë se 56,000 adoleshentë në Finlandë, prej të cilëve mbi 16,000 ishin trajtuar me doxycycline për infeksione apo akne, shkruan Euronews, përcjell Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se adoleshentët që morën këtë antibiotik kishin 30-35% më pak gjasa të zhvillonin shizofreni në moshën e rritur, krahasuar me ata që morën antibiotikë të tjerë.
Megjithatë, studiuesit theksuan se kjo është ende një gjetje fillestare, pasi nuk bëhet fjalë për një trial të rastësishëm që provon se antibiotiku parandalon sëmundjen.
Sipas autorëve, droga mund të ndihmojë duke reduktuar inflamacionin në tru dhe duke ndikuar në procesin e “prunimit sinaptik” – kur truri largon neuronet dhe sinapset e tepërta. Abnormalitetet në këtë proces lidhen me shizofreninë.
“Ky studim është një tregues i rëndësishëm për të hetuar më tej efektet mbrojtëse të doxycycline dhe trajtimeve anti-inflamatore tek pacientët adoleshentë në psikiatri,” tha Prof. Ian Kelleher, autori kryesor i studimit nga Universiteti i Edinburgh.
Megjithatë, ekspertët e pavarur paralajmëruan se duhet më shumë kërkim për të konfirmuar ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes antibiotikut dhe reduktimit të rrezikut të shizofrenisë.
Dr. Katharina Schmack, kërkuese në Francis Crick Institute, theksoi se “gjetjet janë statistikisht të rëndësishme, por numrat absolutë janë modestë. Pas 15 viteve nga trajtimi me doxycycline, rreth 2-3 në 100 persona do të zhvillonin shizofreni, krahasuar me 5 në 100 tek ata që nuk trajtoheshin.”


