Pas 40 viteve pune në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Prof. Dr. Arijana Osmani Kalaveshi, drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë, ka përmbyllur karrierën e saj profesionale me rastin e pensionimit.
Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga IKSHPK, gjatë katër dekadave të angazhimit të saj, Osmani-Kalaveshi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e epidemiologjisë në Kosovë.
Në emër të IKSHPK-së, Drejtoresha Ekzekutive, Dr. Ardita Baraku, i shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe kontributin e saj në zhvillimin e shëndetësisë publike në vend.
Teksa, kolegët e vlerësuan për profesionalizëm, korrektësi dhe kolegialitet, duke theksuar se puna e saj mbetet frymëzim për stafin e Institutit. /Gazeta Shneta/




