Një studim i publikuar në revistën Neurology tregon se personat që konsumojnë rregullisht tre ose më shumë pije alkoolike në ditë janë në rrezik shumë më të madh për të pësuar hemorragji në tru.
Sipas kërkuesve, pijetarët e rëndë pësojnë goditje në tru mesatarisht në moshën 64 vjeç, ndërsa ata që konsumojnë më pak alkool në moshën 75 vjeç, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Përveç kësaj, hemorragjitë në tru te pijetarët e rëndë ishin mesatarisht 70% më të mëdha, duke i bërë rastet më të rënda dhe më të rrezikshme.
Një tjetër gjetje shqetësuese ishte se këta persona kishin dëmtime të enëve të vogla të gjakut në tru, që mund të rrisin rrezikun për demencë dhe rënien e funksioneve njohëse.
Dr. Edip Gurol, neurolog në Universitetin e Harvardit, tha se “përdorimi i tepruar i alkoolit jo vetëm që e përkeqëson goditjen në tru, por edhe dëmton me kalimin e kohës enët e vogla të gjakut në tru”.


